Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij Michael Cohen, duke kërkuar më shumë se 500 milionë dollarë dëmshpërblim.
Cohen dëshmoi para një jurie të madhe të Manhattanit që më vonë padit Trump për një akuzë prej 34 pikash për falsifikimin e të dhënave të biznesit, duke shënuar herën e parë në historinë amerikane që një ish-president akuzohet për një krim, përcjell Fol Drejt.
Trump, i cili kandidon për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, u deklarua i pafajshëm më 4 prill./FolDrejt/