Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën që i është lexuar më herët në gjykatë, duke thënë se nuk mendon se kjo është e mundur në Amerikë, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Unë nuk mendoja se kjo ishte e mundur në Amerikë. E vetmja shkelje që bëra ishte se mbrojta vendin tonë pa frikë nga ata që duan ta shkatërrojnë atë,” tha ish-presidenti, duke e quajtur aktakuzën një fyerje për kombin nga rezidenca e tij në Mar-Lago, në Florida.
Ai ka theksuar se ShBA-të po shkojnë në drejtimin e gabuar dhe se edhe ata që nuk janë fansa të tij kanë thënë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.
Trump vazhdoi të deklarojë se e gjithë kjo po ndodh për hir të zgjedhjeve dhe se Prokurori i Qarkut në Atlanta, për të cilin ai tha se është racist, po bën gjithçka që mundet vetëm për ta paditur atë.
“Ky rast i rremë është iniciuar vetëm për t’u përfshirë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024. Duhet të shkarkohet menjëherë”, tha ai.
Në fund ai tha se në rastin e tij ishte përndjekje, por se mund ta mbante kokën lart.
Kujtojmë se me rastin e arrestimit të tij, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Biden do të informohet për procesin gjyqësor, por që nuk është fokusi i tij.
Pasi u deklarua fajtor, Trump u largua nga salla e gjyqit në Manhatan. Vlerësohet se ai ka qëndruar në sallën e gjyqit për rreth 57 minuta. Ai pritet të kthehet në shtëpinë e tij në Florida, ku do të flasë më vonë. /FolDrejt/