Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump hodhi poshtë padinë e ngritur kundër tij për pagesën e fshehtë të një vajze që punon në pornografi, Stormy Williams si “persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje” dhe tha se ai është “plotësisht i pafajshëm”.
Trump tregoi se nuk do të heqë dorë nga gara për presidentin amerikan në vitin 2024, raporton Reuters.
“Ky është persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në histori”, tha Trump në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.