“Unë nuk shoh ndonjë arsye për t’u kthyer në Twitter”, tha Trump përmes lidhjes video, pasi u pyet nëse planifikonte të kthehej në rrjet, raportoi Reuters.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nuk ka ndërmend të rikthehet në Twitter, edhe pse pronari i këtij rrjeti social, Elon Musk, riaktivizoi llogarinë e tij pas një sondazhi në të cilin 51.8 për qind e 15 milionë njerëzve të anketuar votuan për të rivendosur llogarinë e Trump.
Trump aktualisht ka 9.3 milionë ndjekës dhe megjithëse nuk e ka bërë të ditur veten, popullariteti i tij në Twitter po rritet çdo orë./FolDrejt/