Pavarërsisht rritjes së të infektuarve me Kovid19, presidenti amerikan Donald Trump, ka menduar që të hap ekonominë amerikane përmes tre fazave, informon foldrejt.com. Ai ka ftuar guvernatorët e shteteve amerikane që të hapin ekonominë gradualisht.
“Amerika dëshiron të jetë e hapur dhe amerikanët dëshirojnë të jenë të hapur. Mbyllja kombëtare nuk është zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”, tha Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, përkundër kritikave nga disa imunologë.
Ai shtoi se izolimi i zgjatur rrezikon të shkaktojë kosto serioze për shëndetin publik.
Trump paralajmëroi për “rritje të mprehtë” të abuzimit të drogës, abuzimit të alkoolit, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera “fizike dhe mendore”.
Ai tha se guvernatorët do ta menaxhojnë vetë procesin e rihapjes dhe se do të kenë ndihmën e qeverisë federale.
Shtetet e Bashkuara kanë mbi 654,000 të infektuar me koronavirus.
Mbi 32,100 pacientë atje kanë humbur jetën.
Trump tha se disa shtete të SHBA-së mund të rihapen këtë muaj.