Në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Natanjahu dhe në ankth nga gjithë Lindja e Mesme, presidenti Donald Trump ka bërë publike atë që quhet “marrëveshje e shekullit” për zgjidhjen përfundimtare mes Izraelit dhe Palestinës, shkruan foldrejt.com.
Sipas Trump, kjo marrëveshje është fitore për të dyja palët, ku asnjë palestinez nuk do dëbohet nga vendi, por edhe Izraeli do ketë kontroll mbi Jeruzalemin e pandarë. Por pavarësisht kësaj, Status Quo-ja do mbetet mbi Temple Mount (Al-Haram al Sharif), si dhe pala izraelite do punojë me kolegët jordanezë që të mundësojnë faljen e muslimanëve mbi xhaminë Al-Aksa. Duke mos dhënë detaje shtesë, Trump tha se Lindja e Jeruzalemit do vlente si kryeqytet i palestinezëve dhe do hapte një ambasadë amerikane aty.
Edhepse në parim palestinezët e kanë kundërshtuar planin, Trump shtoi se nëse ky plan do pranohet nga Palestina, atëherë ata do fitojnë edhe një fond prej 50 miliardë dollarësh. Hamasi e ka kundërshtuar planin duke theksuar se Jerusalemi çdoherë do jetë qyteti i tyre.
Natanjahu pasi ka marrë planin, do udhëtojë drejt Moskës për ta diskutuar me presidentin Vladimir Putin. Kurse edhe opozita izraelite e ka pranuar planin.
A mund të ndodh që pas pak kohësh edhe për Kosovën, Trump do shfaqte një marrëveshje tjetër?/Foldrejt.com