Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka sulmuar sërish agjentët e FBI-së , pasi këta të fundit u futën javën e kaluar në rezidencën e tij në Palm Beach, për të kontrolluar për disa dosje të cilat Trump i mori nga Shtëpia e Bardhë në kohën kur la postin e presidencës.
Sipas FBI Trump është nën hetim për grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore dhe ndoshta edhe shkeljes së Aktit të Spiunazhit.
Ndërkohë dyshohet të ketë gënjyer edhe zyrtarët federalë mbi këto dokumente, dhe të ketë penguar punën e organeve të drejtësisë, raporton abcnews.al.
Në lidhje me këtë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump ka shkruar se agjentët e FBI-së hynë në shtëpinë e tij dhe rrëmbyen gjithçka para syve të tij, njësoj si kriminelët e zakonshëm, raporton Daily Mail.
Komentet fyese të ish-presidentit amerikan, i cili akuzon FBI-në se i mori nga rezidenca tre pasaportat e tij, vijnë pas raportit se këshilltari i tij Pat Cipollone dhe zëvendësuesi i tij Patrick Philbin u pyetën nga FBI për kutitë që Trump mori me vete nga Shtëpia e Bardhë në periudhën kur la postin e presidencës./abcnews.al./