Zëdhënësi i administratës Trump, të dielën tha se vaksina anti-Covid19 përherë të parë do merret nga qeveritarët në Shtëpinë e Bardhë, por ka qenë vetë presidenti i ShBA, Donald Trump, duke theksuar se anëtarët e Shtëpisë së Bardhë fillimisht duhet të presin, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat amerikane.
Sipas Trump, përherë të parë do vaksinohen ata që janë ballë për ballë me Covid19, motrat medicinale dhe mjekët në klinikat ku shërohen të infektuarit.
“Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë, sipas programit duhet të vaksinohen më vonë, përveç ndonjë nevoje të posaçme,” tha Trump.
Deri tani virusi i ardhur nga Kina në ShBA ka vrarë 299 mijë persona, duke qenë ndër shtetet më të goditura./Foldrejt.com