Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha sot se rizgjedhja e liderit aktual amerikan Joe Biden mund të përfundojë keq, ndoshta edhe me luftën e tretë botërore, duke shprehur njëkohësisht besimin se Biden nuk do të fitojë një mandat tjetër.
“Unë mendoj se diçka e keqe mund të ndodhë. Ky vend ka probleme, ne do të përfundojmë me Luftën e Tretë Botërore. Ata po flasin për armë bërthamore dhe ne kemi një person që nuk e kupton se çfarë po ndodh. Ukraina dhe Rusia po luftojmë dhe ne jemi të tërhequr në të. Do të jetë një fatkeqësi”, tha Trump në një intervistë për kanalin televiziv Newsmax.
Trump vlerësoi se politika e jashtme e dështuar e Bidenit rriti tensionet globale dhe bisedimet bërthamore./FolDrejt/