Ish-presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje kolegëve të tij nga Partia Republikane në Kongres që të pezullojnë punën e qeverisë, në një përpjekje për të penguar ndjekjen penale të autoriteteve federale kundër tij.
“Republikanët në Kongres mund dhe duhet të refuzojnë të gjitha propozimet e qeverisë së abuzuar të të korruptuarit Joe Biden”, shkroi Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Ai shtoi se ky është shansi i fundit për të hequr dorë nga “ndjekjet politike” ndaj tij dhe “patriotëve të tjerë”./FolDrejt/