Donald Trump pasi nënshkruajti një projektligj mbi sigurinë kufitare, për të shmangur kështu mbylljen e mundshme e të përsëritur të qeverisë, ai tashmë sapo deklaroi gjendjen e emergjencës kombëtare për të siguruar kështu financimin e një prej premtimeve më madhore të fushatës, ndërtimit të murit në kufi me Meksikën.
Ky hap erdhi për të anashkaluar Kongresin dhe për të përdorur fondet ushtarake për murin kufitar SHBA-Meksikë.
Në fakt demokratët dhe republikanët ishin pajtuar që të financohet muri me Meksikën 1.375 miliardë dollarë, por Trump kërkonte 5.7 miliardë dollarë.
Kjo tregon se presidenti amerikan ka forcë të madhe ekzekutive./Foldrejt.com