Një juri në Nju Jork e shpalli sot fajtor ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për abuzim seksual dhe shpifje ndaj gazetares Jean Carroll në vitet 1990, por duke qenë se bëhet fjalë për një çështje civile, Trump nuk përballet me asnjë pasojë penale.
Donald Trump sulmoi seksualisht gazetaren Jean Carroll në vitet 1990 dhe më pas e shpifi duke e quajtur gënjeshtare, sipas vendimit të sotëm të jurisë së gjykatës, raportoi Reuters, me vlerësimin se i dha një goditje fushatës së Trump për nominimin presidencial.
Juria prej nëntë anëtarësh e gjykatës federale në Manhatan, vendosi pas një diskutimi që zgjati pak më pak se tre orë, të përcaktojë një gjobë në masën rreth pesë milionë dollarë për dëmshpërblim dhe dëme të shkaktuara ndaj Carol, transmeton Fol Drejt.