Një koment ekstravagant vjen nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili pretendon se tashmë ai ka ndaluar konfliktin 400 vjeçar mes serbëve dhe shqiptarëve, informon foldrejt.com. Komenti i tij vjen në tubimin në Nebraska, duke treguar suksesin në politikën e jashtme amerikane, krahas njohjes së disa shteteve arabe ndaj Izraelit, informon foldrejt.com.
“A e dini se jam nominuar për tri Çmime Nobel për Paqe dhe për rajone të ndryshme. Ajo mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje, e dini, marrëveshje tregtare. Unë thashë: Pritni një minutë, a nuk e luftojnë ato njëra-tjetrën gjithmonë? Po. Për shumë dekada. Si e dite? Unë thashë: E di, ata e luftojnë njëri-tjetrin tërë kohën”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Më pas, ai tha: “Tregojuni se ne nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi me ta – ata e duan biznesin tonë, apo jo – nuk do të bëjmë kurrfarë biznesi pa bërë marrëveshje që ata të ndalen së vrari njëri-tjetrin dhe e dini çka? Zgjati rreth 20 minuta”, tha presidenti amerikan.
“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, deklaroi në fund Trumpi./Foldrejt.com