Presidenti amerikan Donald Trump të enjten bëri të ditur se është duke u testuar medikamenti chloroquine kundër Covid-19, i cili më para ka trajtuar sëmundjen e malarias dhe virozat tjera, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te FORBES. Ky medikament është aprovuar për testim nga Food and Drug Administration, pikërisht në momentin kur rritja e të infektuarve rritet ndjeshëm nga Covid19.
Gjatë konferencës për shtyp, dr. Stephen Hahn bëri të ditur se FDA do e përdorë medikamentin për trajtime klinikale, Trump tha se sa më parë do shihen rezultatet që trajtimi të zgjerohet masovikisht – për gjithë banorët.
“Ne mund të kemi ilaçin e duhur, por mund të mos jetë në formën e duhur të dozimit tani, dhe mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi”, tha Trump, duke dashur të ulë entuziazmin e gabuar.
Përveç SHBA-së edhe Gjermania, Japonia dhe Hollanda pretendojnë se janë afër vaksinës kundër Covid19. Të shohim kush do dalë “fitimtari” në këtë betejë globale./Foldrejt.com