Presidenti i vendit më të madh të emigrantëve në botë, Donald Trump, u ka bërë thirrje polikanëve të kampit të tij kundërshtar, “progresistëve” demokratë – siç i quan ai, që të kthehen sëbashku me familjet e tyre në vendet nga kanë ardhur, shkruan foldrejt.com.
Shumë demokratë janë të zemëruar me këtë fjalor të presidentit amerikan Trump, ku vetë udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se kjo po përçan SHBA-në.
Trump nuk përmendi emra në rrjetet sociale, por nënkuptonte deputetet e Kongresit si Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley. Këta vijnë nga Somalia, Palestina dhe vendet hispanike.
Omar e akuzoi Trumpin se po mbron “nacionalizmin e bardhë”./Foldrejt.com