Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka uruar Elon Musk-un për blerjen 44-miliard dollarëshe të rrjetit social Twitter, duke theksuar se kompania tani është “në duar të shëndosha”.
Trump vazhdoi të reklamonte konkurrentin e tij të Twitter, Truth Social, i cili është bërë kryesisht një bastion i opinioneve të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë, duke theksuar se kompania “është bërë një fenomen i llojit të vetë” dhe duke pretenduar se kishte “numrin më të madh se të gjitha platformat e tjera” javën e kaluar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Mbetet e paqartë për atë se çfarë i referohej Trump, por ai vazhdoi të thoshte se pasi Musk bleu Twitter, faqja e internetit e mikroblogut “nuk do të drejtohet më nga të Majtët Radikalë të çmendur dhe manjakët që e urrejnë me të vërtetë vendin tonë”.
“Twitter tani duhet të punojë shumë për të hequr të gjitha bot-et dhe llogaritë e rreme që e kanë dëmtuar shumë keq. Do të jetë shumë më i vogël, por më i mirë. E DUA TË VËRTETËN!” u shpreh ai.
Musk në prag të realizimit të marrëveshjes tha se nëse ai do të bëhej pronar i Twitter-it, do të mbështes riaktivizimin e llogarisë së Trump, e cila u fshi përgjithmonë pas sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e Trump.
Trump, megjithatë, ka thënë se nuk do të kthehet.
Pas rënies nga lista vjetore e Forbe’s për 400 amerikanët më të pasur në vitin 2021, Trump u rishfaq këtë vit në vendin e 343-të me një vlerë neto të vlerësuar në 3.2 miliardë dollarë. Trump është mbështetur nga Grupi i tij i Medias dhe Technology Group i sapo lançuar dhe konkurrenti kryesor i Twitter, Truth Social, shkroi Forbes.
Perandoria e pasurive të paluajtshme të Trump në New York, e cila mundësoi shumë nga sukseset e tij në të kaluarën, është bërë një detyrim financiar për të në vazhdën e pandemisë COVID-19 dhe janë kthyer në fokusi të një hetimi shtetëror të kthyer në padi kundër ish-presidentit./FolDrejt/