Ish-presidenti i SHBA Donld Trump s’e ka nxjerrë ende inatin pasi Twitter dhe Facebook i bllokuan llogaritë e tij. Me një thirrje të fundit, Trump i kërkon amerikanëve të heqin dorë nga Twitter dhe Facebook, duke i konsideruar këto rrjete sociale një turp për demokracinë. Këtë deklaratë Trump e bëri teksa komentoi bllokimin që Twitter i bëri anëtares së Dhomës së Përfaqësuesve Margery Taylor Green lidhur me dezinformatat për koronavirusin.
“ Twitter është një turp për demokracinë, ky rrjet social nuk duhet të lejohet të ndërveprojë në vend. Marjorie Taylor Green është një votuese shumë e ndershme, patriote dhe punëtore. Ata nuk meritojnë të trajtohen në këtë mënyrë nga njerëz inferiorë në Twitter dhe Facebook. Hiqni dorë nga Twitter dhe Facebook. Ata janë të mërzitshëm, ata paraqesin vetëm pikëpamjet e së majtës ekstreme dhe janë të urryer nga të gjithë. Ata janë një turp për vendin tonë”, tha Trump.
Facebook e ndaloi përkohësisht Green që të komentonte dhe postonte për 24 orë të hënën, pasi kishte bërë postime që shkelin udhëzimet e komunitetit. Ndalimet e Greene vijnë gati një vit pasi vetë Trump u bllokua nga Twitter dhe Facebook. Kompanitë e mediave sociale ngritën shqetësime se lejimi i Trump të vazhdojë të përdorë platformat e tyre mund të nxisë dhunë të mëtejshme dhe prandaj njoftuan bllokimin e llogarisë së tij disa ditë pas kryengritjes së 6 janarit.
Pas ndalimeve, Trump ngriti padi në grup kundër Facebook, Google dhe Twitter dhe drejtuesve të tyre me pretendimin se ata censuruan pikëpamjet konservatore. /abcnews.al