Presidenti amerikan Donald Trump tha që SHBA vranë komandantin e lartë ushtarak të Iranit Qasem Sulejmanit “për të ndaluar një luftë, jo për të filluar një të tillë”, si dhe SHBA “nuk kërkon ndryshimin e pushteteve në Iran”.
Trump tha se “mbretërimi i terrorit” të Soleimanit kishte “mbaruar” pas një sulmi në aeroportin e Irakut në Bagdad të Premten. Ai akuzohej për vrasjen e mijërave amerikanëve dhe sipas amerikanëve Sulejmani përgatiste një luftë kundër SHBA.
Përndryshe Sulejmani kryesoi operacionet e Iranit në Lindjen e Mesme si udhëheqës i forcës Quds të vendit. Ai edhe vetë ka qenë prezent në luftën e Alepos, duke mbetur i plagosur.
Vrasja shënoi një përshkallëzim të madh në tensionet midis Iranit dhe SH.B.A. Zyrtarët amerikanë thanë që 3,000 trupa shtesë do të dërgoheshin në Lindjen e Mesme si një masë paraprake.