Policia e Zambisë tha se zbuloi trupat e 27 emigrantëve etiopianë “të cilët vdiqën nga uria dhe lodhja” në periferi të Lusakës.
Viktimat janë “të gjithë meshkuj të moshës 20 deri në 38 vjeç. Besohet se ata ishin shtetas etiopianë”, tha policia në një deklaratë, transmeton Fol Drejt.
Trupat janë dërguar në morg për identifikim dhe autopsi.
Policia shtoi se ka nisur një hetim.
Zambia është një pikë tranziti për migrantët nga Afrika Lindore që duan të udhëtojnë ilegalisht në Afrikën e Jugut, e cila është më e zhvilluara industrialisht.
Në tetor, eshtrat e 30 emigrantëve etiopianë u gjetën në Malavi fqinj./FolDrejt/