Trupat e dy të rinjve janë gjetur në bagazhin e avionit të kompanisë “Avianka” gjatë mirëmbajtjes së rregullt të avionit në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, njoftoi sot kjo kompani, si dhe prokuroria e atij vendi.
Supozohet se të rinjtë e vdekur janë me shumë gjasa nga Republika Domenikane, raporton Reuters.
“Me të mbërritur në aeroportin El Dorado në Bogota, stafi i aeroplanit zbuloi trupat e dy burrave, të cilët ishin strehëtarë, ata ishin në bagazhin e avionit”, tha Avianka, transmeton Fol Drejt.