Sot 104 vjet më parë, në 7 shkurt 1915 filloi ofansiva gjermane kundër rusëve në Prusinë lindore. Në javët vijuese ushtritë gjermane do korrnin suksese dhe fitore të shumta, duke pushtuar tokat e humbura gjatë 1914, shkruan foldrejt.com.
Fillimisht, mes gjeneralëve gjermanë kishte zënka potente për të kryer sulme në perëndim ose lindje të Gjermanisë, por në fund fitoi ideja e gjeneralëve Paul von Hindenburg dhe Erich Ludendorff – e cila funksionoi të jetë edhe tepër e suksesshme.
Pavarësisht kohës së ashpër dhe të ftohtë, gjermanët shpartalluan menjëherë trupat kaotike ruse – duke lënë dhjetëra-mijëra ushtarë rusë të vrarë.
Kjo fitore solli edhe forcimin e udhëheqjes gjermane të asaj kohe./Foldrejt.com