Trupat kineze do të dislokohen në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe vende të tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë dhe Taxhikistanin, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Pjesëmarrja e Kinës në stërvitjet e përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”, tha ministria në deklaratë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Stërvitjet janë pjesë e një marrëveshje bashkëpunimi dypalësh, sipas të njëjtit burim. Stërvitje të ngjashme të përbashkëta të udhëhequra nga Rusia dhe me pjesëmarrjen e Kinës janë zhvilluar vitet e fundit, vëren Reuters.
“Qëllimi është thellimi i bashkëpunimit praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, zgjerimi i nivelit të bashkëpunimit strategjik midis palëve pjesëmarrëse dhe rritja e aftësisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme të sigurisë”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/