Trupat shtesë të NATO-s kanë filluar të arrijnë në Kosovë ditën e sotme, pas plagosjes së 30 trupave paqeruajtës të KFOR-it në përleshjet e shkaktuara në pjesën veriore të Kosovës javën që lamë pas.
Siç bëhet e ditur në një deklaratë të lëshuar nga NATO, rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s.
“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë së Turqisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”.
“Batalioni turk fillimisht do të vendoset në kampin Sultan Murat dhe do të jetë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, bën të ditur deklarata e NATO-s./FolDrejt/