Trupat ukrainase pritet të fillojnë trajnimin mbi sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trajnimi do të zhvillohet në Fort Sill në Oklahoma, raportoi Reuters.
Trupat ukrainase kanë marrë më parë disa trajnime në ShBA, duke përfshirë dronët Switchblade. /FolDrejt/