Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë, iu zgjatet mandati

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Bundestagu gjerman miratoi me shumicë të gjerë votash zgjatjen edhe me një vit të pjesëmarrjes së ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it. Shumë deputetë u shprehën për liberalizimin e regjimit të vizave.

Parlamenti gjerman miratoi të premten pasdite (8.07.2022) vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në KFOR. Kërkesa përkatëse e qeverisë gjermane u miratua me vota nga pozita (socialdemokrate, Të Gjelbrit dhe liberalët) dhe Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial. (CDU/CSU), që ndodhet në opozitë. Partitë e krahëve majtist (Die Linke) dhe djathtist (AfD) ishin kundër zgjatjes së mandatit.

Votimi për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në Kosovë bëhet me votim të hapur me emër. Nga 627 deputetët që dhanë votën, 526 votuan pro, 99 kundër dhe 2 abstenuan. Parlamenti gjermanë ka gjithsej 736 deputetë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Liberalizim i vizave dhe anëtarësim në KE

Shumica e folësve në debatin 40-minutësh theksuan domosdoshmërinë e prezencës gjermane në kuadër të KFOR-it, si faktor stabilizues në rajon.

Volker Ulrich, nga CDU/CSU tha se “njerëzit në rajon duhet të kenë besim te Evropa. Dhe për Kosovën kjo do të thotë se nuk duhet të drejtojmë apele vetëm për përmirësimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe të mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si shkallë e parë e perspektivës së anëtarësimit në BE.”

Ulrich Lechte, nga partia bashke-qeverisëse, FDP, u shpreh gjithashtu në favor të anëtarësimit të Kosovës në KE: “Nuk duhet ta humbasim shansin historik për ta futur Kosovën në Këshillin e Evropës”, tha deputeti liberal.

Ai vuri në dukje se “Kosova tashmë i ka plotësuar 80 për qind të kërkesave të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me BE-në dhe deri në fund të vitit do të bëjë kërkesë për anëtarësim në BE”.

Ngjashëm argumentoi edhe, Adis Ahmetoviq, raportues i partisë socialdemokrate për Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi domosdoshmërinë e zgjatjes së mandatit, nisur nga gjendja ende e paqëndrueshme në rajon. Por ai vuri në dukje, se stabilizimi afatgjatë i rajonit kërkon edhe përparime në aspektin politik: Ahmetoviq tha se tashmë ka filluar një ndryshim epokal në politikën e Gjermanisë në Ballkan. Por ai tha se tani duhet të pasojnë veprat.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Dhe Kosova duhet të njihet edhe nga pesë vendet evropiane. Ky është plani i qeverisë federale. Dhe ne do të qëndrojmë me këtë plan”, u zotua ligjvënësi i gjerman, i cili i përket së njëjtës parti, si kancelari Olaf Scholz.

“Shtet i dështuar” dhe “adhurues të fashistëve”

Kundër zgjatjes së mandatit u shprehën – si gjithmonë – dy partitë ekstreme: majtistët (Die LInke) dhe djathtistët (AfD).

Hannes Gnauck, nga AfD, e quajti Kosovën një “shtet të dështuar”. “Nuk do të ketë kurrë një shtet multi-etnik në Kosovë, dhe kjo dihej që para dhjetë vjetësh”, tha deputeti gjerman. Ai kujtoi 27 ushtarët që lanë jetën gjatë misionit të KFOR-it në Kosovë dhe kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e një “strategjie exit”, pra, për të dalë nga Kosova.

Deputetja e partisë “E Majta”, Zaklin Nastic, e quajti Kosovën shtet “tërësisht jofunksional” me “korrupsion në nivel të lartë”.

Nastic tha se në Kosovë “kolaboratorë nazistë si Xhafer Deva nderohen nga pjesë të mëdha të popullsisë e deri te qeveria. Pikërisht ai Xhafer Deva, që në luftën e dytë botërore krijoi divizionin SS Skënderbeu dhe është i njohur për krime kundër hebrenjve. Është vërtet e tmerrshme që vetëm pas një presioni të jashtëzakonshëm, Bashkimi Evropian dhe Qendra Zhvillimore e OKB-së hoqën dorë nga financimi i kthimit të shtëpisë së këtij fashisti në qendër kulturore. Dhe është një skandal tjetër që qeveria në Prishtinë vazhdon t’i qëndrojë këtij plani”, tha politikania majtiste. “Për Të majtën është e qartë: Kush adhuron fashistët nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.

Deri në 400 ushtarë

Gjermania merr pjesë prej vitit 1999 në trupën paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Mandati parashikon dërgimin e deri në 400 ushtarëve gjermanë. Kontingjenti gjerman i KFOR-it mbetet kështu i njëjti si më parë, por Gjermania po e shton praninë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje në misionin EUFOR /Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Bundestagu gjerman gjithashtu e miratoi këtë të premten në pasdite.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë është angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 1999, Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në një mision jashtë vendit. Aktualisht numri i ushtarëve gjermanë të stacionuar është rreth 70. Vazhdimi i misionit pritet t’i kushtojë shtetasve gjermanë shtatë milionë euro. /dw/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Pogba rrugës për në Torino, difozët po e presin me ankth

Lajmi tjetër

E ka grabitur Serbia, Kosova kërkon rikthimin e okarinës në shtëpi

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM