Transferimi i saj nga Skocia ka nisur me destinacionin përfundimtar Pallatin Buckingham.
Ka nisur numërimi mbrapsht për “kthimin” e trupit të mbretëreshës Elizabeth në Pallatin Buckingham. Në këtë kohë, arkivoli që mban trupin e monarkut më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe filloi udhëtimin e tij nga Katedralja e Edinburgut, ndërsa në orën 20:00 të natës (me orën e Greqisë) do të niset me një fluturim RAF nga aeroporti i qyteti skocez me destinacion final Londrën, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Trupi i mbretëreshës do të shoqërohet nga Princesha Royal, Anne dhe bashkëshorti i saj, Admirali Sir Timothy Lawrence.
Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Camilla, do të presin arkivolin në Pallat. Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, do të jenë gjithashtu të pranishëm.
Arkivoli i mbretëreshës do të shtrihet në dhomën e harkut të Buckingham gjatë gjithë natës. Pas kalimit nëpër Pallatin Buckingham, ai do të ekspozohet në Pallatin e Westminsterit, ku publiku do të mund të bëjë nderimet nga ora 19:00 (me orën e Greqisë) të mërkurën deri në orën 20:30 (me orën e Greqisë) të hënën./FolDrejt/