Sipas BBC Liz Truss është takuar me Mbretëreshën Elizabeth II në Kalanë Balmoral, si pjesë e procesit formal për marrjen e postit të kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar.
Truss fitoi me 81,326 vota në krahasim me Sunak i cili mori 60,399 vota. Truss trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës.
Liz Truss është kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015.