Liz Truss ka deklaruar se shkaku i rrjedhjes në tubacionet Nord Stream ishte “sabotim”, shkruan skynews.
Kryeministrja britanike diskutoi çështjen e Nord Stream me kryeministren daneze gjatë vizitës së këtij të fundit në Downing Street të shtunën.
Kjo është hera e parë që Truss e ka cilësuar atë që ndodhi në Detin Baltik të hënën si një akt të qëllimshëm.
Rrjedhjet kanë shkaktuar alarm të madh në Europë pasi, nëse zbulohet se ka qenë sulm i qëllimshëm , atëherë kjo nxjerr në pah se sa i cenueshëm është rrjeti i gjerë i tubacioneve dhe infrastrukturës nënujore./abcnews.al/