Kryeministrja britanike Liz Truss tha se ajo është “një sioniste e madhe dhe mbështetëse e Izraelit”.
Truss këto komente i bëti gjatë një fjalimi në një pritje të organizuar nga Miqtë Konservatorë të Izraelit (CFI) në Birmingham, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Jam shumë e kënaqur që jam këtu për herë të parë në një ngjarje të CFI-së si kryeministre e juaj. Siç e dini, unë jam një sioniste e madhe, jam mbështetëse e madhe e Izraelit dhe e di që mund të forcojmë marrëdhëniet britaniko-izraelite”, tha Truss.
Videoja në të cilën dëgjohet deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale./FolDrejt/