Kryeministrja e Britanisë ia ka bërë të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i njihte kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territorin sovran, ndërsa Zelensk e përshëndeti mbështetjen e saj të fortë, përfshirë në OKB javën e kaluar.
Truss falënderoi gjithashtu Zelenksyn për punën e tij në sigurimin e lirimit të pesë shtetasve britanikë të mbajtur nga përfaqësues të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu se si Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina mund të punojnë së bashku për të siguruar furnizimet me gaz të Ukrainës në afat të gjatë.