Kryetari i bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, tha se gjysma e humbjeve të muajit shkurt në Fondin Pensional të Kursimeve është rikuperuar.
Morina tutje tha se janë të gatshëm të përmbushin çdo vendim që sjellë Kuvendi, e që sipas tij para tërheqjes së 30% të kursimeve, shteti duhet ti përdor të gjitha mekanizmat që i ka në dispozicion.
Të njëjtin mendim kishte edhe deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili kundërshtoi kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për tërheqjen e parave nga Trusti.
Ndërsa, deputeti Avdullah Hoti kërkoi nga drejtuesit e fondit pensional të tregojnë pasojat afatgjate që mund të rrjedhin pas tërheqjes së kursimeve, por për këtë nuk mori përgjigje.