Projektligji i cili mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti) sot nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Pas një diskutimi të gjatë, deputetët kanë votuar për këtë projektligj.
Sipas Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, 97 deputetë kanë votuar gjithsej, prej tyre:
“44 PËR
55 KUNDËR
0 ABSTENIM”.
Kryetari i Kuvendit ka konfirmuar se ky projektligj, me këto vota, nuk ka kaluar më tej. Ata që e votuan kundër ishin kryesisht prej Lëvizjes Vetëvendosje./FolDrejt/