Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, është bërë e qartë se Qeveria dhe partia në pushtet janë kundër tërheqjes së një pjesë të parave nga Trust-i.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.
Kësaj nisme i janë bashkuar edhe partitë tjera opozitare, duke konsideruar se mirëqenia e qytetarëve është cenuar dukshëm pas rritjes së inflacionit në muajit e fundit.
Para disa ditësh, Trusti njoftoi se ka pësuar humbje milionëshe nga investimet në tregjet e jashtme, pas fillimit të krizës në tregjet ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë.
Gjithsej 90 milionë euro ishte shuma që Trusti lajmëroi se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm në 7 ditët e para të fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Mirëpo, sipas të dhënave më të fundit nga tregjet e jashtme, Trusti ka arritur të rikthej nga fitimet rreth 60 milionë euro fitim.