Trajneri i ri i futbollit të Bayernit, Thomas Tuchel, do të ketë një pagë vjetore midis 10 dhe 12 milionë euro në klubin nga Mynihu.
Tuchel u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i Bayernit të premten pasi Julian Nagelsmann u shkarkua. Trajneri i ri i Bayernit nesër do të zhvillojë stërvitjen e parë me kampionët e Gjermanisë dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2025, shkruan Bild, përcjell Fol Drejt.
Mediat gjermane kujtojnë se Tuchel u shkarkua nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar dhe fitonte 15 milionë euro në vit te klubi londinez./FolDrejt/