Chelsea do të bëhet me pronarë të rinj, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi i grupit të kryesuar nga Todd Boehly.
Për këtë ka folur edhe trajneri i bluve të Londrës, Thomas Tuchel, i cili dëshiron së shpejti kthimin në normalitet.
“Jemi i vetmi klub që kemi përjetuar një situatë të tillë, shumë të veçantë, që në vuri në provë.
Shpresojmë të gjithë që sa më shpejt që të jetë e mundur gjërat të kthehen në normalitet. Kemi nevojë për një erë pozitiviteti dhe të rikuperojmë sa më shpejt një atmosferë konkuruese”, ka thënë tekniku gjerman./abcnews.al