Kepa Arrizabalaga ishte një nga lojtarët më të kërkuar te Chelsea gjatë merkatos së verës. Napoli kërkonte shërbimet e gardianit të portës, por klubi italian nuk kënaqi as lojtarin as blutë e Londrës për ta lënë të lirë.
Pas ardhjes së Mendyt te “blutë”, Kepa ka humbur vendin si titullarë, por kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e klubit ndaj tij.
Për këtë ka folur edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili ka theksuar se është i lumtur qe portieri belg do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
“Ai kontrolloi opsionet e tij në verë për të cilat ne ishim në dijeni. Ato nuk ishin të kënaqshme për të dhe për ne, kështu që ai qëndroi. Jam shumë i lumtur për këtë. Unë kam qenë gjithmonë shumë i qartë me Kepën se doja që ai të qëndronte”, përfundoi Tuchel. /abcnews.al