Thomas Tuchel është pa punë që nga shtatori kur u shkarkua nga Chelsea, por ai duhet të jetë në La Ligën spanjolle në sezonin e ri.
Eksperti gjerman humbi besimin e Todd Boehlyt, shefit të ri të klubit nga Stamford Bridge pas humbjes nga Dinamo në xhiron e parë të grupit të Champions League dhe u pasua nga Graham Potter.
Megjithatë, ndërkohë, Tuchel është lidhur me një sërë postesh të rëndësishme trajneri, madje edhe si përzgjedhës i mundshëm i kombëtares angleze. Sidoqoftë, kjo nuk do të ndodhë të paktën tani për tani pasi Gareth Southgate ka ruajtur pozicionin e tij përzgjedhës të paktën deri në EURO 2024 në Gjermani.
Megjithatë, raportohet se Tuchel ka nisur seriozisht të mësojë spanjisht sepse pritet që nga sezoni i ardhshëm të drejtojë një skuadër të fortë në La Liga. Me Carlo Ancelottin do të jetë vështirë për të gjetur një vend pune në Real Madrid për të, megjithëse nuk e dihet kurrë Florentino Perezit, veçanërisht nëse klubi nuk fiton asgjë këtë sezon. Italiani ka kontratë deri në fund të vitit 2024.
Për momentin, Xavi Hernandez po ecën mirë në Primera edhe pse klubi nuk është i lumtur për rënien nga Liga e Kampionëve. Megjithatë, nëse Barcelona fiton kampionatin vendas, Xavi pothuajse me siguri do të mbetet në stol.
Por opsioni më serioz është shkarkimi i Diego Simeones, i cili ka njëmbëdhjetë vjet në Atletico Madrid dhe klubi ka ngecur në dy sezonet e fundit. Shumë janë të pakënaqur me mënyrën se si argjentinasi e drejton ekipin dhe sesi vetë skuadra luan futboll jo tërheqës. Prandaj, mediat spanjolle po e lidhin ngushtë Tuchelin me një kalim te Atletico./FolDrejt/