I pyetur trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel për Harry Kane në konferencën e tij për shtyp ka thënë se nënshkrimi me Kane është prioriteti kryesor i ekipit që drejton.
“Kam konfirmuar se po punojmë nën presionin më të lartë, me fokusin më të lartë dhe prioritetin më të lartë për të nënshkruar me Harry Kane – kjo është situata, e konfirmova dhe kjo tregon rëndësinë.
“Ne po mundohemi ta nxjerrim kapitenin e kombëtares angleze nga Anglia, jashtë Premier League. Kjo i thotë të gjitha.
“Është një marrëveshje e madhe për të cilën ne po punojmë, një nënshkrim i madh për të cilin po punojmë, por ne jemi ende në proces dhe për sa kohë që asgjë nuk është konfirmuar dhe nuk është marrë asnjë vendim.”, u shpreh Tuchel, përcjell Fol Drejt.