Manchester City mposhti Bayernin 3-0 në Etihad Stadium në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Për humbjen ka komentuar trajneri i klubit të Mynihut, Thomas Tuchel.
“Unë nuk e pranoj këtë rezultat. Ata na dënuan në faza ku ishim ekipi më i mirë. Ne thjesht u ndëshkuam brutalisht. Ne luajtëm mirë derisa rezultati ishte 0:0. Nuk dua të flas për rezultatin. pashë një paraqitje të mirë nga skuadra ime deri në minutën e 70-të”, tha Tuchel, transmeton Fol Drejt.
“Ne e merituam të shënonim të paktën një gol dhe dhuruam një ose dy shumë. Mendoj se lojtarëve të mi u mungonte besimi. Rezultati është i hidhur për ne. Sot u dashurova me ekipin tim dhe mënyrën se si ata luajtën. E di që është e çuditshme, por ishte shumë argëtuese”, shtoi ai.
Rodri, Silva dhe Haaland shënuan
Skuadra vendase e trajnerit Pep Guardiola kaloi në avantazh në minutën e 26-të me golin e spanjollit Rodrigo. City shkoi në pjesën e parë me një avantazh minimal, i cili më pas shënoi edhe dy gola të tjerë. Bernardo Silva shënoi me kokë në minutën e 70-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Erling Haaland në minutën e 76-të.
Ky ishte goli i 11-të i norvegjezit në Champions League, të cilin ai e kryeson si golashënuesi më i mirë. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Mynih, kur ekipi gjerman i udhëhequr nga Thomas Tuchel do të mundohet të kompensojë deficitin e madh, transmeton Fol Drejt.