Greqia është tronditur nga disa tërmete të fuqishme prej 4 ballësh, në orët e hershme të mëngjesit, shkruan Fol Drejt.
Tërmetet me magnitudë mbi 4 ballë kanë tronditur rajonin e Evias në Greqi. Saktësisht rreth orës 6:32 të mëngjesit, lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.
I pari u hetua pak pas orës 6:30 të mëngjesit të së martës dhe është ndjerë veçanërisht në Atikë. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 4.8 Rihter dhe epiqendra e tij ishte Evia.
I dyti në orën 6:32 me qendër 9 km në juglindje të zonës Zarakes. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej vetëm 13.3 km dhe për këtë arsye u ndje veçanërisht në disa zona.
Pak minuta pas tërmetit 4.8 Rihter, pasoi një tërmet 3.2 Rihter me epiqendër në të njëjtën zonë.
Nuk ka raportime për viktima./FolDrejt/