Votuesit në Tunizi bojkotuan masivisht raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të dielën, pasi vetëm 11.3 për qind e tetë milionë qytetarëve me të drejtë vote dolën në kutitë e votimit, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Ky numër, kujton AP, është afërsisht i ngjashëm me atë të raundit të parë të zgjedhjeve të mbajtur muajin e kaluar.
Shumë qytetarë të pakënaqur nuk dolën në kutitë e votimit dhe partia me ndikim islam Enada dhe lëvizje të tjera opozitare bojkotuan zgjedhjet, transmeton Fol Drejt.