Në fillim të këtij muaji, vendi i Afrikës së Veriut arriti një marrëveshje paraprake me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një paketë ndihme prej 1.9 miliardë dollarësh që mund të finalizohej në dhjetor.
Autoritetet e Tunizisë njoftuan se vendi afrikan do të marrë 100 milionë euro nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar buxhetin kombëtar.
“Paratë do të përdoren për të lehtësuar pasojat e pandemisë së virusit korona dhe për të mbështetur ekonominë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Planifikimit tunizian, raporton Anadolia, transmeton Fol Drejt.