Të paktën 36 persona janë lënduar, 11 në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Incidenti ndodhi pak para se avioni, me 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të ateronte të dielën.
Njëzet persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.
Në momentin e turbulencës në zonë raportohet të ketë pasur stuhi.
Fluturimi HA35 u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye në orën 10:50 (20:50 GMT) të dielën.
Pse turbulencat gjatë fluturimit janë kaq të paparashikueshme?
Në një deklaratë, Hawaiian Airlines tha: “Kujdes mjekësor iu ofrua disa mysafirëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm.”
Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Mes tyre është një 14-muajshe dhe një adoleshente.
Linja ajrore tha se po kryente një “hetim të plotë” të avionit – një Airbus A330 – përpara se të kthehej në shërbim. /FolDrejt/