Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME MAQEDONIA VERIORE

Turbulencat në BDI, Ahmeti qetëson anëtarësinë

3 vjet më parë
in MAQEDONIA VERIORE
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ditët e fundit kanë shpërthyer akuzat publike të eksponentëve të lartë të partisë shqiptare në pushtet BDI, lidhur me pakënaqësinë ndaj bartësve të përgjegjësive ekzekutive në këtë parti, transmeton Fol Drejt.

Deputetë, kryetarë komunash e drejtorë kryesisht nga zona e Shkupit (degët e Çairit dhe Sarajit), kanë hedhur akuza ndaj ministrave të BDI-së, dhe në veçanti kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me punën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi.

“Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe disa ministra të tjerë të japin dorëheqje ose t’i zëvendësojë lideri Ali Ahmeti, përndryshe lufta në BDI do të përshkallëzohet”, ka thënë Musa Xhaferi, një nga eksponentët e grupit të pakënaqur, në një deklaratë për “Shtypin e Lirë”.

Lexoni edhe..

Legjitimiteti dhe pushteti

Kryeparlamentari Afrim Gashi: Dita Globale e Prindërve është një ditë reflektimi për detyrën, rolin dhe përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre

Porosit Web Porosit Web

Përderisa Xhaferi ka paralajmëruar luftë të hapur nëse nuk ka ndërrim ministrash, Grubi mohon se ka përçarje në BDI dhe thotë se të gjithë janë pas liderit Ahmeti. Për Ahmetin, megjithatë, pakënaqësia e nuk është shqetësuese dhe beson se do të tejkalohet me debat.

Pasi ditë më parë përfundoi takimet me degët e Çairit dhe Sarajit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se do të punojë në pajtimin e strukturave, sepse nuk dëshiron të lejojë të shkatërrohet një thesar që doli nga shumë sakrifica.

“Pakënaqësitë gjithmonë janë drejtuar tek mediat ose tek unë, dhe të drejtosh një organizatë e lëvizje 20 vite nuk është e lehtë. Ka marrëdhënie ndërnjerëzore që nuk janë të mira, por jo si tërësi. Janë njerëz të caktuar, por në tërësi BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve në RMV që nga Struga deri në Likovë. Sot kam folur për marrëdhënie ndërnjerëzore dhe do rregullohen. Kam 20 vite që menaxhoj me njerëz, nuk ka ekzekutiv që nuk ka kaluar pa sulme e hidhërime. Musën e kam marrë në mbrojtje 20 vite, 4 vite kam qenë në mbrojtje të Abdylaqim Ademit. Ekzekutivi ka problematikat tjera, dega ka probleme tjera, komuna probleme tjera, dhe natyrshëm lindin kontradiktat në mes institucioneve”, ka theksuar Ahmeti.

Sipas tij, nuk ka asgjë shqetësuese nga ajo që flitet e përflitet dhe kjo është në kuadër të normalitetit, dhe se ai është ithtar që debatet nuk duhet mbytur, po përpiqet të bashkoj shqiptarët e jo t’i shpërndajë.

Edhe vetë më i apostrofuari, zëvendëskryeministri Grubi një ditë më parë iu është përgjigjur akuzave, duke thënë se në këtë kohë nuk ka nevojë për defokusim të panevojshëm të opinionit.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me krizë energjetike, me krizë çmimore, me krizë të sigurisë, kur po ballafaqoheni me skriningun dhe vettingun mese të nevojshëm në politikë tek politikanët, gjykatësit dhe prokurorët si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kur po mundohemi ta hapim kushtetutën me 80 deputet, kur jemi në përfundim e sipër të Shkup-Tiranë me autostradë dhe Shkup-Prishtinë me autostradë, kur jemi në rrumbullakim të gjitha këtyre projekteve, nuk kemi nevojë për defokusim të panevojshëm dhe ne të gjitha forcat i kemi përqendruar në realizimin e të gjitha këtyre çështjeve programore”, është shprehur Grubi.

Ndryshe, kjo është përplasja më e madhe politike brenda BDI-së, e cila është në pushtet plot 20 vjet dhe fituese e gati të gjitha cikleve zgjedhore në kampin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut./FolDrejt.com/

Tags: Ali AHmetiBDIMaqedonia e Veriut
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

MKRS ndihmon 32 biblioteka me tituj të rinj

Lajmi tjetër

Kryetari i Lipjanit bullizon e kërcënon asambleisten e Lëvizjes Vetëvendosje

Të ngjajshme

KRYESORE

Legjitimiteti dhe pushteti

24 Qershor, 2024
KRYESORE

Kryeparlamentari Afrim Gashi: Dita Globale e Prindërve është një ditë reflektimi për detyrën, rolin dhe përgjegjësinë që kanë prindërit ndaj fëmijëve të tyre

2 Qershor, 2024
KRYESORE

Gjesti i mirë i kryeparlamentarit Afrim Gashit në një ditë shumë të ngarkuar për të

30 Maj, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM