Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

Turizmi në Dibër: Ja destinacionet që nuk duhet humbur…

5 vjet më parë
in HISTORI, KRYESORE, LIFESTYLE, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në kohën kur udhëtimet jashtë shtetit bëhen gjithmonë e më të pamundura, vjen nevoja për zhvillimin e turizmit vendor. Duke jetuar në rajonin e Dibrës, por jo vetëm, natyrshëm të lind ideja që kësaj here të vizitohen pikat më piktoreske të vendit që janë malet e larta dhe me plot faunë e florë të pasur. Në vijim Foldrejt.com, ju tregon disa vende që ju mund ti shikoni gjatë qëndrimit në Dibër, ku kërkohet pak kohë, por do ju lë mbresa për gjithë jetën.

1 .Galiçniku

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

E ndodhur në rrafshnaltën e Bistrës, ky fshat është mjaft i zhvilluar dhe me infrastrukturë të mirë nga Mavrova. Përveç restoranteve të pasura me djath vendi, aty mund të ushtroni edhe sportin e kalërimin për fëmijë e të rritur.

Për të apasionuarit pas maleve mund të ngjitet për rreth dy orë maja e Medenicës, ku të ofron pamje të mrekullueshme të Korabit e Deshatit në Perëndim.

Nëse jeni me biçikletë ose fouristradë, nga Galiçniku mund të ktheni në Dibër përmes fshatit Selcë, ku rruga 9km off-road, të ofron mjaft dredhëza të egra.

2 . Selce, Tresonce, Gari

Shumë pranë Dibrës ndodhen një zinxhir fshatrash piktoresk dhe me banorë të paktë. Mes Stogovës dhe Bistrës, brenda një ditë mund të udhëtoni në Selcë, Tresonce dhe Gari. Rrugët janë të gjitha asfalt dhe Lumi i Vogël i jep freski rrugës të mbuluar me pemë. Aty mund të vizitohet edhe Ura e Drerit, mjaft e lartë dhe e hijshme.

Për bjeshkatarët, nga Ura e Drerit mund të shkohet në këmbë deri në Galiçnik, kurse me biçikletë ose veturë 4×4 mund të shkoni nga Tresonçja në Lazaropole.

  1. Drenok/Modric

Përveç Bistrës, rajon mjaft i bukur është edhe Shebenik-Jabllanicë. E zakonshme për vendin tonë, edhe aty gjen përrenj, çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar! Deri në Modric ngjitja me veturë është pa problem, kurse deri në Drenok pavarësisht asfaltit, rruga kërkon kujdes përshkak të gropave.

Liqeni i Dibrës nga Drenoku - kufiri Shqipëri/Maqedoni
Liqeni i Dibrës nga Drenoku – kufiri Shqipëri/Maqedoni

Prej Modriçit mund të ngjiteni në Majën e Raduçit, e cila kalon përmes burimit të lumit Modriç, atraksion mjaft i bukur ku të jep pamje nga qyteti i Dibrës dhe Liqeni i Ohrit.

Poashtu edhe në Drenok mund të shihet mjaft bukur panorama e Liqenit të Dibrës dhe pak mbi karaulën e dikurshme jugosllave, tashmë vendi është pasuruar nga dredhëzat e egra.

Dibra nga Mali i Raducit

Fshatrat turq

E çuditshme por e vërtetë, pranë Dibrës ndodhen edhe fshatra turq, banorët e të cilëve thonë se origjina e tyre në ato vende është përpara se të vinin osmanët. Ato janë Koxhaxhiku, Novaku, Dolgashi, Elevci.

Si monument kulture mund të vizitohet edhe shtëpia muze e Ataturkut, ku ka jetuar gjyshi i Babait të Turqisë. 

Falë asfaltimit të rrugës Elevcë-Novak, udhëtimi tash mund të bëhet nga magjistralja Dibër-Strugë, dhe më pas përmes Qendër Zhupës të dalësh deri në magjistralen Mavrovë-Dibër.

Broshticë-Antena

Kur jemi te Qendër Zhupa, një vend i lehtë për ngjitje është nga fshati Broshticë deri te Antena (Stogova), që të jep një pamje të mrekullueshme nga Radika, Liqeni i Dibrës dhe Drini i Zi. Pak mbi antenë, zona është mjaft e pasur me boronica të egra.

Antena – Stogovë

Për ata që kanë fouristrada, ngjitja deri në Antenë mund të bëhet me to, kurse në kthim mund të vizitohet edhe Gorno Melnicani.

Fusha e Lukovës, rruga Dibër-Prizren

I njohur si shtegu i ngjyrave, i pasur me lumenj, ujëvara dhe bimë të llollojshme, është Fusha e Lukovës ose siç njihet rëndom, rruga Dibër-Prizren. Kjo rrugë ka 25km off-road (me kalldrëm), por rrugëtimi në të do ju mbetet në mend gjithë jetën. 

Shtegu plot ngjyra në trekëndëshin kufitar Kosovë-Maqedoni-Shqipëri

Aty mund të shikohen gjurmët e fshatrave të djegur – Reç, Shtirovica – por gjithashtu mund të vizitohen edhe vendet e burimeve të Radikës (Fusha e Lukovës së Epërme).

Maja e Korabit

Maja më e lartë e rajonit, Mali i Korabit 2764m, çdo vit është i këndshëm për t’u ngjitur. Si mundësi më e mirë është ngjitja nga ‘Karaula Pobeda’ pranë rrugës Dibër-Prizren, por nëse keni fouristradë të mirë ngjitja mund të kryhet edhe përtej staneve nga vendi i quajtur si “Karaula Verore”.

Karaula Verore 2150m – pranë majës së Korabit

Ngjitja kërkon përgatitje fizike, por pamjet që të ofrojnë majat e Kabashit, Gurit të Kuq, Korabit të vogël, Kepit të Bardhë dhe Gropa e Fongot janë impresionuese.

Bitushë – Maja e Velivarit – Zhirovnicë

Një ngjitje pak më e lehtë se e Korabit të madh është maja e Velivarit, maja më e lartë e Deshatit. Ngjitja mund të nisë nga Zhirovnica ose për më lehtë nga fshati Bitushe, ku shikon edhe liqenin e mrekullueshëm të Lokuvit.

Liqeni Lokuv - Mes Bitushës dhe Velivarit
Liqeni Lokuv – Mes Bitushës dhe Velivarit

Për ata që kanë vetura 4×4, ngjitjen mund ta fillojnë nga bjeshkët e Zhirovnicës, 1800m lartësi mbidetare.

Fshatrat e Rekës së Epërme/Tanushë, Nivishtë, Grekaj, Nistrovë/Zhuzhnjë

Edhepse me kalldrëm, rruga e mirëmbajtur nga fshatarët e Rekës së Epërme (Luma e Epërme), tashmë këto fshatra me pak kujdes në vozitje, mund të shkohet edhe me vetura të thjeshta. 

Vendbanimi i Josif Bagerit

Rruga është mjaft piktoreske e ndodhur mes Përroit të Thellë. Në Tanushë mund të shihet monumenti i UÇK-së për nder të dëshmorit Tahir Sinani, kurse nga Nivishta mund të shkohet te ujëvara më e lartë e Ballkanit – Ujëvara Përroi i Thellë.

Në Nistrovë ndodhet shtëpia e Josif Bagerit, kurse deri në Zhuzhnjë mund të shkohet me fouristradë.

Në këtë rajon, më së miri do kuptoni vlerat historike të Rekës së Epërme, pasi banorët vendas flasin plot nostalgji dhe dhimbje për të kaluarën.

Banjisht-Elevce-Kosovrast i Epërm

Për ata që nuk kanë kohë për të humbur, një udhëtim mjaft i bukur nga qyteti i Dibrës është Banjisht-Elevce-Kosovrast i Epërm.

Ngjitja nga Banjishti deri në Elevcë është mes pyjeve të dendura që të japin freski edhe gjatë periudhës më të nxehtë. Kurse nga Elevca deri te Kosovrasti i Epërm është pa pemë, por me pamje nga Radika.

Kjo zonë ka çeshma të shumta, më e famshmja, Çezma e Laçes, por edhe e pasur me bimë e çajna të ndryshme./Foldrejt.com

Linqe të tjera:

https://www.facebook.com/gazeteerajonitteDibres/

https://www.facebook.com/BeautifulMountainsNM/

https://www.facebook.com/kbdibra/

https://www.facebook.com/DIBRA-Off-Road-4×4-101172214972956/

 

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Edona Gashi: Ndërtimi i kulteve fetare duhet të jetë simbol i bashkimit mes shqiptarëve

Lajmi tjetër

Zyrtare: Lovren transferohet tek Zenit St Petersburg

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM