Linja ajrore kombëtare e Turqisë, Turkish Airlines, ka rifilluar fluturimet nga aeroporti i Hatay në jug të vendit, pista e të cilit u dëmtua nga tërmetet shkatërruese të hënën e kaluar.
Yahya Ustun, përfaqësues i kompanisë ajrore turke, njoftoi se fluturimet nga 13 deri më 19 shkurt do të kërkojnë rezervim paraprak për të lehtësuar procesin e evakuimit, transmeton Anadolia.
Ai shtoi se pasagjerët pa rezervime do të pranohen në fluturime nëse ka vende të disponueshme, transmeton Fol Drejt.