Që nga 1 qershori Turkmenistani filloi fluturimet e planifikuara të avionëve një herë në javë në linjën Ashgabat-Dubai dhe Ashgabat-Kazan
Presidenti i Turkmenistanit, Serdar Berdimuhamedov ka dhënë udhëzim për rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare në një të ardhme të afërt, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmit të televizionit zyrtar “Altın Asır” të Turkmenistanit, presidenti Berdimuhamedov në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar online tha se rastet e COVID-19 në botë janë kthyer në normalitet dhe se në shumë vende zhvillohen udhëtime ndërkombëtare.
Berdimuhamedov ka dhënë udhëzim për rifillimin e fluturimeve ndërkombëtare në një të ardhme të afërt.
Që nga 1 qershori Turkmenistani filloi fluturimet e planifikuara të avionëve një herë në javë në linjën Ashgabat-Dubai dhe Ashgabat-Kazan./FolDrejt/