Një shtetas i Turqisë ka tentuar të hyjë në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës me vizë gjermane të falsifikuar në pasaportën turke.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“Aeroporti i Prishtinës, 25.03.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që në kontroll të dokumenteve ka prezantuar vizën gjermane në pasaportën turke që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia, përcjell FolDrejt.