Fituesit e turneut në garat individuale do të marrin çmime në para në shumën prej 2 milionë funta secili
Fondi i shpërblimit të Wimbledon, turneut të tretë Grand Slam të sezonit, ka arritur në 40.35 milionë funte (47.45 milionë euro), që është rekord në historinë e këtij turneu prestigjioz në fushën me bar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Klubi i tenisit All England Lawn, i cili është organizator i Wimbledon-it, tha se fondi i shpërblimit që do t’u shpërndahet tenistëve këtë sezon është rritur me 11.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe 5.4 për qind në krahasim me periudhën para pandemisë 2019.
Fituesit e turneut në garat individuale për meshkuj dhe femra do të marrin çmime në para prej dy milionë funta (2.35 milionë euro).
Wimbledon 2022 do të mbahet nga 27 qershor deri më 10 korrik. Federatat e tenisit ATP dhe WTA nuk do t’u ndajnë pikë tenistëve në Wimbledonin e këtij viti për shkak të ndalimit të pjesëmarrjes për garuesit nga Rusia dhe Bjellorusia./FolDrejt/