Në Turqi, 134 persona janë nën hetim për përgjegjësinë për ndërtimin e dobët të ndërtesave të banimit që u shembën gjatë tërmetit shkatërrues të së hënës, tha sot ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag, raporton Anadolia.
Bozdag tha se tre persona janë arrestuar dhe janë në pritje të gjykimit, shtatë janë ndaluar dhe shtatë nuk lejohen të largohen nga vendi, shton AP.
Zyrtarët turq njoftuan më herët gjatë ditës se 113 urdhër-arreste ishin lëshuar në lidhje me ndërtimin e ndërtesave që u shembën në tërmetin e së hënës./FolDrejt/